Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Zgjerohet skandali Elbit/ Rama kontratë sekrete qindra milionë dollarë më kompaninë e pezulluar nga NATO për korrupsion
Në korrik të këtij viti Shqipëria nënshkroi një marrëveshje të gjerë ushtarake me Izraelin. Dokumenti i firmosur nga ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu dhe homologu i tij izraelit u miratua në Këshillin e Ministrave. Për shumë muaj firma e Vengut u konsiderua thjesht një marrëveshje normale midis dy qeverive për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes. Por pak kohë më parë u zbulua se se ajo nuk ishte thjesht një marrëveshje mes dy qeverive, por një biznes sekret qindra milionë dollarësh me kompaninë private, Elbit Systems. Muajin e kaluar, një nga gazetat më të mëdha izraelite, Haaretz, zbuloi se Elbit System ka siguruar një kontratë multi milionë dollarëshe nga qeveria shqiptare për të furnizuar Shqipërinë me armatim të rëndë, përfshirë murtaja dhe dronë. Paralelisht, kompania...