Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Orinda Huta zbulon fitimet nga podcasti: Më shumë se rroga në televizion
Orinda Huta ka folur hapur për vendimin e saj për t’u shkëputur nga ekrani i televizionit dhe për t’iu dedikuar një formati që sot po njeh sukses të madh në tregun mediatik podcast-it. Formati i saj “Mam”, tashmë në sezonin e tretë, është kthyer në një pikë referimi për prindërimin, duke sjellë histori, sfida dhe biseda të vlefshme për nënat dhe baballarët. E ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Orinda tregoi se ideja lindi natyrshëm pas ardhjes në jetë të vajzës Atara. Ajo pranoi se ritmi intensiv i televizionit nuk i linte hapësirë të mjaftueshme për të qenë pranë familjes, ndaj podcast-i ishte zgjedhja e duhur. Por ndryshimi nuk solli vetëm qetësi dhe ekuilibër familjar. Orinda pranoi se të ardhurat financiare nga podcast-i janë...