Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
FNSH aksion në banesat e fisit Rraja, pranga djalit të ish-deputetit të PS
Forca e Ndërhyrjes së Shpejtë ka zhvilluar kontrolle në zonën e Krujës dhe Niklës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. Sipas informacioneve paraprake janë ushtruar kontrolle në disa banesa të fisit Rraja. Mësohet se janë ndaluar disa persona. Kontrollet janë kryer për shkak të hetimeve për trafik droge. Mes personave të akuzuar është edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit të PS, Rrahaman Rraja. Masat e ndalimit janë dhënë për shtetasit: 1-Marvin Bushati 2-Agim Nina alias Lorenc Izet Selmani 3-Sokol Qaja 4-Gazmir Rraja 5-Perparim Rraja 6-Rexhep Rraja Këta shtetas akuzohen për veprat penale “trafikimi i lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim në formën e veçantë të bashkëpunimt, atë të grupit të strukturuar kriminal.