Burimi:
Opinion.al
Foto © Opinion.al
Lufta në Ukrainë/ Zelensky i gatshëm për zgjedhje, por me kushte
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj u shpreh i hapur për zgjedhje të reja në Ukrainë, por vetëm nëse ka kushte për zgjedhje demokratike. Më parë presidenti i SHBA-së Trump pati kërkuar zgjedhje të reja. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyj mund të përfytyrojë zgjedhje në Ukrainë edhe në kushtet e luftës. Por për këtë duhet të përmbushen dy kushte: Duhet të krijohet një bazë ligjore dhe të garantohet siguria e zgjedhjeve, tha Zelenskyj para gazetarëve në Kiev. Nëse plotësohen këto kushte, ai mund t’i kërkojë parlamentit që të përgatisë propozimet për një ndryshim të mundshëm të ligjit. Sepse në kushtet e ligjit të luftës, që është në fuqi, nuk janë të mundura zgjedhjet. SHBA-së dhe partnerëve europianë Zelenskyj u kërkoi mbështetje që të mund të garantojnë sigurinë e...