Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
‘Gati të reagojmë nëse Evropa vendos trupa në Ukrainë’, Moska: Premtimi i Zelensky-t për votimin thjesht një maskaradë
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, paralajmëroi se Rusia do të reagojë ndaj çdo vendosjeje të trupave evropiane në Ukrainë. Moska, tha Lavrov, “nuk ka ndërmend të shkojë në luftë me Evropën”, por është gati të përgjigjet ndaj çdo vendosjeje të mundshme të trupave evropiane në vendin fqinj. Ministri rus, siç u citua nga agjencitë e lajmeve Ria dhe Tass, sfidoi atë që ai e quajti “verbëri politike e pashpresë” e Bashkimit Evropian, e cili e mashtron veten duke menduar se mund ta mposhtë Rusinë. Moska gjithashtu jep mendimin e saj lidhur me premtimin e Presidentit Volodymyr Zelensky për të mbajtur zgjedhje në Ukrainë nëse perëndimorët garantojnë sigurinë e tyre: “Tingëllon si një skenë nga një teatër kukullash “, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme...