Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Aeroplanët ushtarakë nga Rusia dhe Kina shkelën hapësirën ajrore të Koresë së Jugut, Seuli notë proteste për Moskën dhe Pekinin
Koreja e Jugut tha se ka dorëzuar notë proteste te përfaqësuesit e Kinës dhe Rusisë më 10 dhjetor, një ditë pasi Seuli tha se aeroplanët ushtarakë të këtyre shteteve hynë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore. Seuli tha se ankesa iu dorëzua atasheve të mbrojtjes të dy shteteve që gjenden në kryeqytetin e Koresë së Jugut. “Ushtria jonë do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrë aktive ndaj aktiviteteve të aeroplanëve të shteteve fqinje brenda KADIZ-it, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Lee Këang-suk, drejtor i përgjithshëm i Byrosë të Politikave Ndërkombëtare në Ministrinë e Mbrojtjes të Seulit, duke iu referuar Zonës së Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Koresë. Koreja e Jugut tha të martën se kishte dislokuar “aeroplanë luftarakë për të ndërmarrë masa...