Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ina Zhupa paraqet amendament mbi përfshirjen në buxhet të pagës së 13-të për mësuesit
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka depozituar në Kuvend një amendament për projektbuxhetin e vitit 2026, i cili parashikon vendosjen e pagës së 13-të për të gjithë mësuesit e arsimit parauniversitar. Amendamenti kërkon krijimin e një fondi prej 2.54 miliard lekësh për këtë qëllim, si dhe miratimin e një vendimi të Këshillit të Ministrave brenda qershorit 2026 për mënyrën e kompensimit financiar. Sipas relacionit shoqërues, nisma synon rritjen e motivimit profesional të mësuesve, përmirësimin e kushteve ekonomike dhe afrimin e Shqipërisë me praktikat evropiane që aplikojnë shpërblime vjetore për stafin arsimor. Zhupa thekson se paga e 13-të do të reduktojë largimet nga profesioni dhe do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e arsimit. Postimi i plotë: Amendament i buxhetit me qëllim përfshirjen e pagës së...