Arrestohet një person në Durrës: Sekuestrohen drogë, armë, bizhuteri dhe para

Arrestohet një person në Durrës: Sekuestrohen drogë, armë, bizhuteri dhe para

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Full Scan” në Durrës, gjatë të cilit janë sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, bizhuteri dhe vlera monetare, ndërsa është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre. Operacioni u zhvillua nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Portit Durrës dhe autoritetet doganore, me qëllim parandalimin dhe goditjen e tentativave për futje të drogeve, armëve dhe vlerave monetare në vend. Gjatë kontrollit në Portin e Durrësit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve zbuluan në autousin e D. F., 42 vjeç, banues në Vlorë, një sasi 92 gramë lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe disa bizhuteri të dyshuara flori. Në kontrollin e brendshëm u zbuluan gjithashtu: 29,000 euro në vlera monetare, një armë zjarri tip pistoletë...