Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tronditet Shkodra/ I vihet tritol biznesit, policia sqaron ngjarjen
Një sasi lënde plasëse, e dyshuar si tritol i është vendosur një biznesi në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Shkodrës. Biznesi operon në fushën e reklamave dhe marketingut. Lënda plasëse është vendosur në derën e biznesit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Sipas burimeve policore, dy autorë të maskuar, të cilët qarkullonin me motor, janë afruar pranë biznesit, kanë vendosur lëndën plasëse dhe më pas janë larguar me shpejtësi. Pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë tregojnë dy të rinj në moshë, të veshur me kapuç dhe me fytyrat e mbuluara për të shmangur identifikimin. Nga shpërthimi ka pasur dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore, ndërsa situata po ndiqet nga afër edhe nga Drejtori i...