Moti për muajin dhjetor, si pritet të jenë kushtet atmosferike?/ Ja çfarë paralajmëron meteorologia

Moti për muajin dhjetor, si pritet të jenë kushtet atmosferike?/ Ja çfarë paralajmëron meteorologia

Meteorologia Tanja Porja tha se pjesa më e madhe e dhjetorit do të karakterizohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, temperatura mbi mesataren e sezonit dhe mungesë reshjesh deri në datat 17–18 dhjetor. Sipas saj, tabloja sinoptike mbetet pothuaj e pandryshuar, me alternime dielli dhe vranësirash të lehta, ndërsa temperaturat luhaten vetëm me 1–2 gradë nga dita në ditë. Porja theksoi se deri në 20-ditëshin e parë të muajit, moti do të jetë “krejt komod”, me vlera termike më të larta se normaliteti. Në Tiranë, termometri vijon të shënojë 19–21°C në mesditë, rreth 3–4 gradë më shumë se mesatarja e zakonshme e dhjetorit, që duhet të jetë rreth 16–17°C. Për reshjet, meteorologia tha se nuk ka asnjë sinjal deri në mesin e muajit, ndërsa pas datës...