Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Zgjidhet formacioni më i mirë të javës 15 në Superiore dhe Kategorinë e Parë
Si në Superiore ashtu dhe në Kategorinë e Parë pati në fundjavë dhe në fillim të kësaj jave ndeshje interesante dhe rezultate befasuese në disa takime, si dhe ndryshime të rëndësishme në renditjen e skuadrave. Në fakt, java e 15-të e “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e djeshme me dy ndeshjet e fundit, AF Elbasani-Vllaznia dhe Flamurtari-Dinamo Siti. Pas përfundimit të javës, trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin dhe trajnerin më të mirë, sipas skemës 1-4-2-3-1. Në portë është gardiani i Egnatias, Mario Dajsinani. Edison Ndreca (Egnatia), Arbenit Xhemajli (Egnatia), Ledio Beqja (Dinamo City) dhe Albion Marku (Partizani) formojnë repartin e prapavijës. Para mbrojtjes qëndrojnë Isi Manellari i AF Elbasanit dhe Redon Ismaili i Partizanit. Faton Neziri i Dinamo Sitit, Blaise Tsague i AF...