Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Ushqimet e importit më të lira, por në tregjet e pakicës vetëm rritje

Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdueshme në tre vitet e fundit, por kjo tkurrje nuk po reflektohet në tregjet e pakicës, kur të njëjtët artikuj janë në rritje për të njëjtën periudhë krahasimi. Sipas të dhënave të përpunuara nga Doganat një kilogram nga grupi ”Ushqime dhe pije alkolike” kushtoi 116.7 lekë në tremujorin e tretë të vitit 2025. Kjo vlerë ishte 0.7 për qind më e ulët se në të njëjtën periudhe të vitit 2024 dhe 8 % më pak se në tremujorin e parë të vitit 2024. Të dhënat mbi importet e ushqimeve tregojnë rritje të sasive në dy vitet e fundit, por edhe rënie të vlerës për kilogram. Rritja e vizitorëve të huaj ka krijuar kërkesë më të lartë,...