Trump: Ditët e Maduro-s janë të numëruara – Tensionet SHBA-Venezuelë rriten

Trump: Ditët e Maduro-s janë të numëruara – Tensionet SHBA-Venezuelë rriten

Presidenti amerikan Donald J. Trump ka shpërndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale, duke deklaruar se “ditët e Nicolás Maduro-s si udhëheqës i Venezuelës janë të numëruara”.   Ky paralajmërim vjen ndërsa tensionet ndërkombëtare ndaj regjimit venezuelian vazhdojnë të rriten. Trump ka qenë kritik i vazhdueshëm i qeverisjes së Maduro-s, duke e akuzuar për shkelje të të drejtave të njeriut, korrupsion dhe si një narko-shtet që cënon sigurinë e fqinjëve dhe SHBA-ve.    Deklarata e tij e fundit duket se synon të theksojë presionin që Shtetet e Bashkuara po ushtron ndaj Caracas-it dhe mund të interpretohet si paralajmërim për masa më ekstreme ndaj diktatorit venezuelian.   Mediat ndërkombëtare raportojnë se administrata amerikane po shqyrton mundësinë e zgjerimit të sanksioneve dhe intensifikimin e presionit diplomatik ndaj...