Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Shpërthim me tritol në Shkodër
Një shpërthim me tritol ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”, te dera e një subjekti për reklama. Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata mëson se një person me motor është afruar dhe ka vendosur tritolin. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të plota të ngjarjes. “Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia. /vizionplus.tv