Mori 116 milionë paund ryshfete me anë të korporatës që drejtonte, ekzekutohet ish-bankieri i lartë në Kinë

Mori 116 milionë paund ryshfete me anë të korporatës që drejtonte, ekzekutohet ish-bankieri i lartë në Kinë

Kina ka ekzekutuar një ish-bankier të lartë për pranimin e ryshfeteve prej 116 milionë paundësh në një spastrim të zyrtarëve të lartë të korruptuar që qeveria e Presidentit Xi Jinping po kryen. Bai Tianui, ish-drejtori i përgjithshëm i firmës së menaxhimit të aseteve China Huarong International Holdings, u vra të martën në qytetin verior të Tianjin. Bai, sipas prokurorëve, abuzoi me pozicionin e tij në kompaninë shtetërore të investimeve midis viteve 2014 dhe 2018, duke pranuar një “sasi të madhe” ryshfetesh që arrinin në 1.1 miliardë juanë. Në një deklaratë, gjykata tha: “Sasia e ryshfeteve të marra nga Bai Tianhui ishte jashtëzakonisht e madhe, rrethanat e krimit ishin veçanërisht serioze dhe ndikimi shoqëror ishte shumë i rëndë.” Sipas The Telegraph, gjykata shtoi se krimi i...