Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident në Ukrainë
Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u vra në një ‘aksident tragjik’ në Ukrainë derisa po e mbikëqyrte një testim armësh larg vijës së frontit, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes të martën. ‘Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në Ukrainë këtë mëngjes’, tha Ministria e Mbrojtjes. Kjo është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shtoi ajo. ‘Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase teksa testonin një armë të re mbrojtëse, larg vijave të frontit’, thuhej më tej. ‘Ngushëllimet e mia më...