Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
MINUTA E FUNDIT – Shpërthim tritoli në një biznes në lagjen “Skenderbeg” të Shkodrës, detajet e para…
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në një biznes në Shkodër. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skënderbeg”. Sipas informacioneve paraprake, tritoli është vendosur tek subjekti i prodhimit të reklamave “Lufa”, në pjesën e grilës së derës kryesore. Paraprakisht, sipas imazheve të kapura nga kamerat e sigurisë, dyshohet se kanë qenë dy persona me motor, të cilët kanë vendosur tritolin dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Drejtori i Policisë dhe vetë pronari i biznesit, Lulzim Mehmetaj, janë në vendin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka patur dëme njerëzore por as materiale të konsiderueshme. Forcat e policisë janë në vendngjarje. Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 22:20, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, te dera e një subjekti për reklama, dyshohet se është vendosur lëndë plasëse. Si pasojë...