Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
EMRI/ Shpërthim me tritol në një biznes reklamash në Shkodër, detajet e para
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës, pranë një subjekti të prodhimit të reklamave. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, ku ndodhet edhe biznesi i reklamave “LufaPrint”, në pronësi të shtetasit Lulzim Mehmetit. Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse dyshohet të ketë qenë tritol, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorëve, si dhe për zbardhjen e ngjarjes.