Analiza: A mund të “vallëzojnë tango” Shkupi dhe Sofja?

Analiza: A mund të “vallëzojnë tango” Shkupi dhe Sofja?

“Ende nuk e kemi një partner për tango”, u shpreh kryeministri maqedonas, Hristijan Mickoski, duke folur për bisedimet e mundshme me Republikën e Bullgarisë për përparimin e Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane. Por, sa e gatshme është Sofja për të vallëzuar tango me Shkupin në një situatë kur përballet me probleme të brendshme – protesta masive dhe presion për dorëheqjen e Qeverisë? Vetëm situata në Bullgari mund të çojë në atë që pala maqedonase të mos ketë me kë të bisedojë, tha profesori universitar Vasko Naumovski, i cili ka qenë ambasador në Uashington dhe ish-zëvendëskryeministër për Integrime Evropiane. Ai theksoi se deri tani ka pasur iniciativa nga pala maqedonase për rritjen e besimit dhe mbajtjen e disa takimeve në nivel të lartë, por ato...