Burimi:
Kohajone.com
Foto © Kohajone.com
Familjarët e 15-vjeçarit të vr*rë dalin në protestë: Shteti duhet të lëvizë
Me thirrjet ”thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër”, familjarët e 15-vjeçarit Erjon Boba që u vra me thikë nga një bashkëmoshatar më 25 nëntor në Durrës protestuan përpara Bashkisë. Ata kërkojnë drejtësi për djalin e tyre, teksa shprehen se lidhur me ngjarjen duhet të ketë një hetim të drejtë dhe të thelluar. ”Ne djali na iku e s’na kthehet më sikur bota të përmbyet, por prindërit që janë sot në çdo familje, apo mësuesit nëpër shkolla, mjekët, duhet të reflektojnë se nesër mund të ketë një Erion tjetër, një Martin tjetër. Kjo është plaga që le Erioni pas. Thikat e Erionit mund të jenë thikat e një fëmijë tjetër nesër. Edhe drejtësia për Erionin është shumë e vështirë, unë...