Dafina ndryshon vendndodhjen e koncertit “Supernova”

Dafina ndryshon vendndodhjen e koncertit “Supernova”

Showbiz E Martë, 9 Dhjetor 2025 16:38 Dafina Zeqiri ka njoftuar fansat se koncerti i shumëpritur “Supernova” do të zhvillohet në një lokacion të ri. Për arsye institucionale, të cilat nuk varen nga organizatorët, salla “1 Tetori” do të përdoret nga autoritetet dhe KQZ për procesin zgjedhor në datat e parashikuara të koncertit. Për këtë arsye, në bashkëpunim me institucionet kompetente, eventi është zhvendosur në Sallën e Madhe të Pallatit të Rinisë (Boro Ramiz) në Prishtinë. Njoftimi thekson se ky ndryshim ruan datat, cilësinë dhe standardin e lartë të prodhimit të planifikuar, duke garantuar një përvojë edhe më të mirë për publikun. Organizatorët sigurojnë se të gjitha biletat mbeten të vlefshme dhe nuk nevojitet asnjë veprim shtesë nga ana e fansave. Dafina dhe ekipi i...