Burimi:
Gijotina.com
Foto © Gijotina.com
Ndoja kundër Berishës: Tërheqja e firmave për Avokatin e Popullit është e pamoralshme
Deputeti demokrat Arjan Ndoja ka kritikuar vendimin e deputetëve të opozitës për t’u tërhequr nga mbështetja për kandidatët për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar këtë veprim si të pamoralshëm dhe të papranueshëm politikisht. Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ndoja theksoi se, pavarësisht debatit moral, nga pikëpamja juridike tërheqja e firmave sjell automatikisht humbjen e mbështetjes për kandidatët. Sipas tij, hapi i radhës duhet të jetë rihapja e procedurës dhe shpallja e kandidatëve të rinj në përputhje me kuadrin ligjor. Duke iu drejtuar mazhorancës, deputeti ngriti edhe çështjen e vullnetit politik për t’ia lënë opozitës drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit. “Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia...