Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

Zhupa akuza Ramës: Kujtohet për diasporën vetëm kur ka zgjedhje

Kryetarja e Komisionit të Kulturës, Turizmit dhe Diasporës, Ina Zhupa, ka akuzuar ditën e sotme qeverinë Rama se kujtohet për diasporën vetëm atëherë kur vjen koha e zgjedhjeve. Gjatëm mbledhjes së komisionit ku po diskutohej projektiligji me ndryshime për diasporën, Zhupa, dha se të vetmet takime me diasporën, janë ata kur qeveria përdori shtetin, ambasadat, me ambasadorët në rresht të parë, për të kërkuar vota. “Kam shqetësim më të thellë për mënyrën sesi qeveria ‘Rama’ ka trajtuar diasporën dhe kjo duket qartë duke mos pasur kurrë një projekt se cili do të jetë institucioni që do të merret me diasporën. Mjafton të kujtoj disa fakte shumë të thjeshta, që sa herë ka pasur situatë zgjedhore të re, ka ndryshuar sistemi se kush do të merret...