Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

Gjermani/ Shtohet kërcënimi dhe rreziku nga dronët pranë aeroporteve

Bota E Martë, 9 Dhjetor 2025 09:22 Në hapësirën ajrore gjermane po shtohen gjithnjë e më tepër rastet e rrezikshme kur dronët hyjnë në trajektoret e avionëve. Sipas Shërbimit Gjerman të Sigurisë Ajrore (DFS) deri në fund të nëntorit të këtij viti janë regjistruar 208 ndërhyrje të rrezikshme në trafikun ajror të shkaktuara nga dronë. Kjo përbën një rritje të dukshme krahasuar me 149 ngjarje të tilla të regjistruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje është tejkaluar edhe rekordi vjetor prej një totali prej 161 rastesh të regjistruara në vitin 2024. DFS regjistron në përgjithësi vetëm rastet kur dronët u afrohen në një distancë të rrezikshme avionëve civilë ose aeroporteve. Kur në zona të ndaluara shihen dronë aeroportet kryesore pezullojë fluturimet. Në...