Maliqi: SPAK ka marrë  zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

Maliqi: SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime

Drejtuesi politik i PD-së, për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari për 4 kallëzime të bëra ndaj tij. Sipas Maliqit, përveç këtyre 4 kallëzimeve të bëra nga ai vetë ndaj Hajdarit, janë depozituar edhe kallëzime të tjera nga avokati Arben Llangozi dhe deputetja Albana Vokshi. Ai shton se së fundmi ka dorëzuar edhe një kallëzim për një tender prej 1 milion euro në zonën e Havaleas. Referuar këtyre kallëzimeve, Maliqi ngre pyetjen se pse Hajdari nuk është shkarkuar ende nga detyra, ndërsa ka ngritur dyshime për mbrojtje politike ndaj tij. Reagimi i Maliqit: “SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të...