Dervishi flet për skandalin e përgjuesve të paligjshëm që iu kapën italianëve

Dervishi flet për skandalin e përgjuesve të paligjshëm që iu kapën italianëve

Fundjavën e kaluar policia portuale e Durrësit ndaloi tre shtetas italianë që do të iknin me target, sepse kishin hyrë një ditë më parë në Shqipëri dhe kishin me vete një pajisje përgjuese. Por ata u lanë të lirë për të ikur, edhe pse nuk kishin autorizim për përdorimin e pajisjes. Gazetari Ferdinand Dervishi, në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se ajo ishte një pajisje përgjuese, e cila ishte futur në vend dhe është bërë debat i madh mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane dhe më pas fituan këta të fundit. “Janë njerëz që kanë ardhur nga Italia, që punojnë për llogari të strukturave të ligjshme të shtetit italian, strukturave të policisë, antimafias, kanë ardhur, por nuk e dimë saktësisht kohën. Klodi thotë për dymbëdhjetë orë,...