Presidenti i Hungarisë në Kosovë, Osmani: Mbështetja për heqjen e masave të padrejta të BE-së thelbësore

Presidenti i Hungarisë në Kosovë, Osmani: Mbështetja për heqjen e masave të padrejta të BE-së thelbësore

Kosova E Hënë, 8 Dhjetor 2025 20:56 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani zhvilloi një takim me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyok, i cili së bashku me zonjën e parë, Zsuzsanna Nagy, ishin sot për herë të parë në një vizitë pune në Kosovë. Gjatë takimit bilateral, Osmani theksoi synimin për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në të gjitha fushat, duke vlerësuar rolin e Hungarisë si një partner i rëndësishëm për Kosovën. Presidentja u shpreh se mbështetja e Hungarisë për heqjen e masave të padrejta të BE-së, është thelbësore. “Sot për herë të parë, qëndroi për vizitë pune në Kosovë, Presidenti i Hungarisë, Tamás Sulyok, së bashku me Zonjën e Parë, Zsuzsanna Nagy. Së bashku me Prindonin i mirëpritëm në Presidencë dhe shprehëm synimin që...