Europa ‘kriset’ me SHBA-në/ Takimi i Zelenskyt në Londër, Gjermania del kundër: Nuk na bindin disa pika

Europa ‘kriset’ me SHBA-në/ Takimi i Zelenskyt në Londër, Gjermania del kundër: Nuk na bindin disa pika

Kryeministri Starmer pas takimit të tre liderëve evropianë në Downing Street me presidentin Zelensky, tha se negociatat e sotme janë në një fazë kritike në shtysën drejt paqes në Ukrainë. Në takimin e Londrës ku ishin të pranishëm presidenti francez Macron dhe kancelari gjerman Frederich Merz, mesa duket çështja e garancive të sigurisë për Ukrainën dhe roli i evropianëve dhe amerikanëve mbetet kyç sipas liderëve evropianë për një paqe të qëndrueshme. Ndërkohë më shumë se ushtarakisht, evropianët kanë në dorë disa karta në këtë fazë të negociatave për një marrëveshje paqësore, detajet e të cilave sipas kancelarit gjerman mbesin skeptike. Territoret janë çështja më problematike e bisedimeve sipas burimeve që kanë kontakte me negociatat. Takimi ndodh pas dy ditë bisedimesh mes zyrtarëve ukrainas dhe amerikanë...