Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk patën askënd t’u dilte në krah, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike

Berisha: 35 vite më parë studentët e Dhjetorit nuk patën askënd t’u dilte në krah, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike

Si çdo të hënë, mbështetësit së opozitës janë mbledhur para Kryeministrisë për të zhvilluar “Foltoren 2” të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Por grumbullimi i sotëm përkoi me 8 Dhjetorin, “Ditën e Rinisë”. Në fjalën e tij, Sali Berisha përkujtoi heronjtë e Dhjetorit të 35 viteve më parë, të cilët u përballën me regjimin diktatorial. Berisha tha se, ndryshe nga 35 vite më parë kur studentët e Dhjetorit nuk kishin një parti politike që t’i mbronte, sot shqiptarët kanë Partinë Demokratike. “Kjo gjeneratë është bërë zëdhënësja më e mirë e aspiratave njerëzore. Po të kthehemi 35 vite më parë, studentët e UT ishin në kushte më të pakrahasueshme se studentët e asnjë vendi tjetër. Në Shqipëri çdo përpjekje ishte shtypur dhe vendimi i përgjithshëm dukej...