Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Letra e shtatë vendeve të BE për asetet e ngrira ruse, Leyen: Sa më gjatë që Putini e vazhdon luftën, aq më e lartë kostoja për Rusinë
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se mbështetja e Kievit dhe rritja e gatishmërisë së mbrojtjes evropiane janë përparësi kryesore për të ashtuquajturin “Aleanca e të gatshmëve”, një grup vendesh që kërkojnë të ushtrojnë më shumë presion mbi Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë . Von der Leyen tha se kishte informuar Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe udhëheqës të tjerë të Koalicionit mbi përparësitë e planit evropian. Ajo tha se propozimi për të përdorur asetet e ngrira ruse përmes një kredie dëmshpërblimi për Ukrainën ishte “kompleks”, por do të rriste koston e luftës për Moskën. “Sa më gjatë që Putini të vazhdojë luftën e tij, duke derdhur gjak, duke marrë jetë dhe duke shkatërruar infrastrukturën ukrainase, aq më e lartë do të jetë...