Burimi:
Argjiroja.net
Foto © Argjiroja.net
Këngëtari shqiptar konfirmon kandidimin për deputet në listën e PDK-së
Këngëtari i njohur dhe njëherësh anëtar i angazhuar prej vitesh në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), Genc Prelvukaj, ka zyrtarizuar rikthimin e tij në garën për një vend në Kuvendin e Kosovës. Lajmin e bëri publik përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehu vendosmërinë për të kontribuar edhe më shumë në politikën e vendit. Në njoftimin e tij, Prelvukaj thekson se ka kaluar 10 vite brenda strukturave të PDK-së, duke ushtruar detyra të ndryshme sipas objektivave partiake dhe shtetërore. Ai shprehet se kjo përvojë e ka forcuar bindjen për të qenë pjesë e procesit politik dhe për të kërkuar mbështetjen e qytetarëve në një mandat të ri të mundshëm. Kandidatura e tij për zgjedhjet e ardhshme do të jetë me numrin 40 në listën...