Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Jo më azil për shqiptarët! Këshilli i Bashkimit Europian merr vendimin
Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur se nuk do të ketë më azil për shqiptarët e Kosovës. Tashëm Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta, duke e bërë më të vështirë për qytetarët nga këto vende të kërkojnë azil në BE. Së bashku me Kosovën, në listën e vendeve të sigurta të origjinës janë futur edhe Bangladeshi, Kolumbia, Egjipti, India, Maroku dhe Tunizia. Tani i mbetet Këshillit të arrijë pajtueshmëri me Parlamentin Evropian për tekstin përfundimtar ligjor lidhur me këto dy akte. “Sot, u pajtuam për listën e parë ndonjëherë të BE-së për vendet e sigurta të origjinës, e cila do të ndihmojë në krijimin e procedurave më të shpejta dhe më efikase të azilit, si edhe kthimin e atyre që nuk kanë nevojë...