Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Shkundet Japonia, tërmeti 7.6 ballë godet shtetin aziatik, autoritetet paralajmërojnë dhe cunami
Një tërmet i fortë me magnitudë 7.6 ballë goditi prefekturën Aomori në veri të Japonisë pak pas orës 23:00 të hënën, tha Agjencia Meteorologjike e Japonisë. Epiqendra e tërmetit ishte 80 kilometra larg bregut lindor të Aomorit, me një thellësi prej 50 kilometrash dhe një paralajmërim për cunami deri në tre metra është lëshuar për tre prefektura: Aomori, Hokkaido dhe Iwate. Menjëherë pas tërmetit, Shërbimi Meteorologjik regjistroi një cunami prej 30-50 centimetrash në tre zona, ndërsa autoritetet u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta. 🔊音声あり【地震情報 2025年12月8日】23時15分頃、青森県東方沖を震源とする地震がありました。震源の深さは約50km、地震の規模はM7.2、最大震度6強を青森県で観測しています。津波注意報を発表中です。 pic.twitter.com/SOsDzPJXIm — 特務機関NERV (@UN_NERV) December 8, 2025 Intensiteti i tërmetit në shkallën japoneze nga 1 deri në 7 është 6+, sipas JMA. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se...