Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Rrëshqitje dhe dëmtime në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, rrezikohet siguria në zonën e Gështenjasit
Në aksin Pogradec–Qafë Plloçë, pranë fshatit Gështenjas, rreshjet e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të terrenit, duke bërë që një pjesë e trotuarit të shembet dhe të krijohet një gropë e thellë në anë të rrugës. Dëmtimi është konstatuar së fundmi, ndërsa dyshohet se rrëshqitja ka prekur edhe instalimet nëntokësore të zonës. Përmasat e shembjes janë të dukshme dhe aktualisht nuk ka një vlerësim të plotë teknik nëse dëmtimet mund të avancojnë drejt karrexhatës, çka do të rrezikonte qarkullimin e mjeteve në këtë segment të rëndësishëm. Prej muajsh, kjo pjesë e rrugës konsiderohet problematike edhe për shkak të mungesës së ndriçimit publik. Segmenti kalon pranë zonave të banuara, dhe mungesa e dritës e ka bërë lëvizjen e këmbësorëve veçanërisht të rrezikshme gjatë orëve të...