‘Presioni po vjen nga jashtë’, Abilekaj: Rama po e përdor Ballukun si llogore për t’u shpëtuar vetë ‘plumbave’!

‘Presioni po vjen nga jashtë’, Abilekaj: Rama po e përdor Ballukun si llogore për t’u shpëtuar vetë ‘plumbave’!

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një nga pozicionet më të vështira politike, i gjendur mes një debati në Gjykatën Kushtetuese për fatin e zëvendëses së tij, Belinda Balluku, dhe një presioni në rritje nga hetimet e SPAK ,që për herë të parë duket se po i afrohen rrezikshëm atij. I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, analisti Enton Abilekaj, thotë se lëvizjet e Ramës nuk janë një përpjekje për të mbrojtur Ballukun, por një strategji për ta përdorur atë si një “llogore” për të devijuar të gjithë sulmin politik dhe ligjor larg zyrës së tij. Ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të japë një vendim për kërkesën e kryeministrit për pezullimin e masës së sigurisë ndaj Ballukut, Abilekaj argumenton se ky proces nuk mund të...