Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Qeni u tremb nga të shtënat e gjuetarëve dhe sulmoi djalin, flet nëna e 2-vjeçarit, që u kafshua për vdekje nga pitbulli i familjes
Nëna e vogëlushit që u sulmua për vdekje nga një pitbull në një ishull pushimesh në Greqi ka treguar se si “fëmija më i ëmbël që mund të imagjinosh” u vra brenda pak sekondash, pasi shkoi të përkëdhelte qenin në kopshtin e tyre. E pikëlluar thellë, Robbie tha se tragjedia ndodhi “brenda më pak se 30 sekondash” dhe fajësoi gjuetarët që përdornin bilbila dhe armë në pyjet pranë, të cilët, sipas saj, e trembën pitbullin. Ngjarja ndodhi në ishullin turistik grek të Zakynthos, ku Robbie ka jetuar me bashkëshortin dhe familjen e saj prej disa vitesh, pasi u zhvendosën nga Andover, Hampshire. Duke mbajtur lotët me vështirësi, Robbie u shpreh për mediat se: “Leon ishte ëndrra e çdo nëne, ai ishte fëmija më i ëmbël që...