Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
Në proces rivlerësimi 500 mijë prona/ Ekspertët: Kursime deri në 15 mijë euro në çdo transaksion
Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, që pritet të nisë nga 1 janari i vitit të ardhshëm, pritet të sjellë një dinamikë të re në tregun e shitblerjeve, pasi shumë prona janë mbajtur pezull në pritje të skemës. Ndërmjetësuesit thonë se procesi i rivlerësimit jo vetëm që nuk do të frenojë blerjet, por do t’u japë konsumatorëve më shumë mundësi zgjedhjeje dhe ulje kostosh. “Do të kursejë mesatarisht midis 5 mijë, deri në 15 mijë euro në çdo transaksion. Pra, me shpejtësinë me të cilën do të rriten çmimet, sidomos zona e Tiranës, do të jetë 2.5, 3, deri në 5%. Ndërkohë për bregdetin, mund të ketë ritme më të larta”, u shpreh Reinaldo Pipiria, Kreu i Shoqatës së Ndërmjetësuesve të Pasurive të Patundshme. Ndërmjetësuesit theksojnë gjithashtu se sektori...