U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

U arratis si në filma, zbulohet skema, Taulant Tomën e kërkon gjithë Italia

Zbardhen detaje të reja nga arratisja spektakolare nga burgu i sigurisë së lartë i Operas në Itali të 41-vjeçarit shqiptar Taulant Toma.Hetuesit italianë kanë zbuluar se ai pasi preu hekurat e qelisë përdori një ganxhë artizanale për të kapërcyer murin rrethues dhe për t’u zhdukur pa lënë gjurmë. Toma po kërkohet në të gjithë Italinë nga forca të shumta policore. Këto janë mjetet që përdori 41-vjeçari shqiptar Taulant Toma për të realizuar arratisjen spektakolare nga burgu i Operas në Itali. 41-vjeçari, i cili mbahej në njësinë e sigurisë maksimale, arriti të arratisej duke prerë hekurat dhe duke përdorur çarçafë të lidhur për të zbritur nga qelia e tij. Sipas hetuesve, Toma pasi doli nga qelia arriti në murin rrethues të lartë 6 metra dhe pasi...