Çfarë i ndodh trupit kur e teprojmë me vitaminën D

Çfarë i ndodh trupit kur e teprojmë me vitaminën D

Mungesa e vitaminës D është shumë e përhapur. Kjo vitaminë është thelbësore për shëndetin e kockave, muskujve, sistemit imunitar dhe metabolizmin. Megjithatë, ashtu si mungesa, edhe teprica e saj mund të shkaktojë dëme serioze. Së fundmi, 16 persona në Ishujt Balearik përfunduan në spital me simptoma helmimi pasi kishin marrë një suplement të blerë online me formulë të gabuar, pa mbikëqyrje mjekësore. Rasti ngriti alarmin për rreziqet e përdorimit të pakontrolluar të suplementeve. Ekspertët paralajmërojnë se vitamina D nuk është thjesht një “vitaminë”, por një hormon (kolekalciferol), dhe duhet trajtuar si një medikament që kërkon monitorim. Marrja e pakontrolluar ose e panevojshme e dozave të larta mund të çojë në hipervitaminosi D, një gjendje në rritje për shkak të suplementimit të tepruar. Rreziqet e tepricës...