‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?

‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur?

‘Dita e Rinisë, pa rini’/ Këlliçi thirrje të rinjve për të ndryshuar vendin: Nëse jo sot, kur? Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, në një reagim të publikuar në Facebook me rastin e 8 Dhjetorit, Ditës së Rinisë, ngriti alarmin për situatën e rënduar të të rinjve në vend, duke e cilësuar këtë ditë “Ditën e Rinisë, pa rini”. Këlliçi u shpreh se shoqëria shqiptare përballet me probleme të mëdha që lidhen me emigracionin masiv. Sipas tij, 79% e studentëve shprehin dëshirën për t’u larguar nga vendi, bazuar në një anketë të Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale. Edhe klasa e mesme, që ai e konsideron shtresën më produktive të shoqërisë, deklaron në masën 40% synimin për të emigruar. Sipas deputetit demokrat, numri i nxënësve...