Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Gjoba ndaj Twitter-it, Musk-ut nuk i del e keqja: BE-ja “Rajhu i Katërt”
Zemërimi i Elon Musk-ut me Bashkimin Europian nuk fashitet: Manjatit nuk i del e keqja me gjobën prej 120 milionë eurosh që BE-ja i vendosi platformës së tij X, dhe këtë e tregoi qartë me postimin e tij të fundit, ku Brukselin e quante “Rajhu i katërt”. Kreu i Teslës ripostoi një foto me flamurin blu të unionit, cep i ngritur i të cilit ekspozonte poshtë një flamur me svastikën naziste dhe me komentin lakonik, me të cilin nënkuptonte se në thelb janë e njëjta gjë. Më herët sakaq, u ishte drejtuar 230 milionë ndjekësve të tij në internet me pretendimet se BE-ja duhet të “shfuqizohet fare” dhe sovraniteti t’i kthehet shteteve individuale. Gjoba kundër X ishte e para e vendosur nga Komisioni Europian sipas...