Burimi:
Top-Channel.tv
Foto © Top-Channel.tv
Tatim “afrofe” mbi pagat/ Tatimet shtrijnë aksionin në të gjitha bizneset. Punonjësit duhet të plotësojnë deklarimet
“Kjo është një ndër shembujt e deklaratave qe administrata tatimore po përdor për nxitjen e formalizimit në paga si dhe ndërtimin e një liste pagash reference. Në këtë deklaratë kërkohet gjithashtu të përcaktohet se sa është paga minimale dhe maksimale qe ky individ që po e nënshkruan ka marrë. Në pamje të parë duket e thjeshtë… por që ngre shumë pikëpyetje: A është vullnetare? Dhe a pasqyron realisht pagesën që marrin?” “Në kuadër të nismave që marrin tatimet se s’ka dalë ndonjë VKM, është menduar që të bëhet ky lloj deklarimi që të kuptohet se pagat shpërndahen një pjesë të pagës ta japin në bankë dhe një pjesë në cash”, shprehet Etleva Treska, eksperte kontabël. Pas publikimit të listës së referencave në ndërtim, tatimet po...