A po shuhet frika nga lufta në Ballkan? Shqipëria dhe Kosova, më pak të shqetësuarit

A po shuhet frika nga lufta në Ballkan? Shqipëria dhe Kosova, më pak të shqetësuarit

Frika nga një konflikt i mundshëm midis vendeve të Ballkanit Perëndimor është në rënie. Sipas një ankete të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që mat perceptimin e shtetasve të Ballkanit Perëndimor mbi sigurinë, 2025 shënoi një trend në përmbysje krahasuar me 2024, ku gati 50% e shtetasve të pyetur në të gjithë rajonin, treguan një shqetësim të ulët për konflikt midis vendeve të tyre. Në Shqipëri, shqetësimi publik për mundësinë e luftës në rajon ka ndryshuar dukshëm. Gjatë vitit të kaluar, 53.6% e qytetarëve shprehën shqetësim të lartë, por kjo ra në 44.5% në vitin 2025. Ndërkohë, pjesa e atyre me shqetësim të ulët u rrit nga 43.1% në 50%, që tregon një besim në rritje se konflikti rajonal është i pamundur. Bosnja dhe Hercegovina...