Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

Raporti i zjarrëve në Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrika Veriore, për 2024, tregon se sezoni i zjarreve i vitit të kaluar përfundoi me një total prej 383 mijë e 317 hektarë sipërfaqe e djegur. Të dhënat e vitit 2024 tregojnë se sezoni tradicional i zjarreve, pra nga fillimi i qershorit deri në mesin e shtatorit, vazhdon të zgjerohet me flakë masive e të rrezikshme. Në total, 8 mijë e 343 zjarre janë raportuar nga Mekanizmi i Mbrojtjes Civile së Bashkimit Evropian (UCPM). Bullgaria, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja, ishin ndër vendet e Bashkimit Evropian që ishin më të prekura, me një sipërfaqe të djegur në total prej 334 mijë e 940 hektarë. Nga vendet jo anëtare të unionit, por që janë pjesë e UCPM-së,...