Sezon i dobët për ullirin/ Ankohen fermerët: U dëmtuam nga zjarret, përmbytjet dhe ndryshimet klimatike

Sezon i dobët për ullirin/ Ankohen fermerët: U dëmtuam nga zjarret, përmbytjet dhe ndryshimet klimatike

Në Bajkaj të Delvinës, sezoni i mbledhjes së ullinjve po zhvillohet mes vështirësive të mëdha. Edhe pse kjo periudhë zakonisht shoqërohet me aktivitet të shtuar në parcela, këtë vit prodhimi ka qenë i pakët dhe shumë fermerë e quajnë sezonin “më të dobëtin e viteve të fundit”. Sipas banorëve, një pjesë e konsiderueshme e frutit ka rënë para kohe në tokë dhe është kalbëzuar, duke sjellë humbje të mëdha ekonomike. Shkak janë bërë kushtet atmosferike ekstreme: gjatë verës zona u godit nga zjarret, të cilat dëmtuan mijëra rrënjë ullinjsh, ndërsa gjatë dimrit shirat e dendur përmbytën disa prej parcelave të mbjella. Fermerët thonë se këtë sezon janë detyruar të punojnë vetë, pasi gjetja e punëtorëve është thuajse e pamundur dhe kostot për ta paguar kanë...