“Dështimi i kësaj qeverie: vrasja e shpresës”/ 8 Dhjetori, Xhixho: Sot, një thirrje e fortë për veprim

“Dështimi i kësaj qeverie: vrasja e shpresës”/ 8 Dhjetori, Xhixho: Sot, një thirrje e fortë për veprim

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e cilëson Ditën e Rinisë si një ditë reflektimi dhe një thirrje për veprim. Xhixho shkruan se 35 vite më parë rinia i hapi rrugën demokracisë ndërsa sot, emigrimi i tyre është plaga më e madhe e Shqipërisë. “Sot është Dita e Rinisë – një ditë reflektimi, por mbi të gjitha një thirrje e fortë për veprim. Sot kujtojmë guximin e të rinjve që në 1990 vranë frikën dhe hapën rrugën e demokracisë. Por 35 vite më vonë, rinia shqiptare po largohet masivisht sepse në vend të mundësive gjen pasiguri, propagandë dhe mungesë meritokracie. Çdo vit mijëra të rinj braktisin vendin sepse ndihen të përjashtuar nga mundësitë: mungon arsimi cilësor, mungon një treg pune i drejtë e pa...