Burimi:
Syri.net
Foto © Syri.net
Ekonomia e Amerikës është në mëshirën e kapitalizmit klientelist
Nga Rana Foroohar - FT/ Ka një sasi të madhe provash që tregojnë se vendet me nivele të larta korrupsioni kanë edhe rritje ekonomike më të dobët, kthime më të ulëta të aksioneve dhe paqëndrueshmëri më të lartë ekonomike dhe financiare. Prandaj lind pyetja: çfarë do të thotë fakti që kapitalizmi klientelist po bëhet tashmë pjesë e tregut amerikan? Nga zbatimi selektiv i rregullave, përjashtimet nga tarifat doganore, kontratat që u jepen miqve dhe familjarëve, e deri te pazaret politike mes administratës Trump dhe vendeve e kompanive anembanë botës, është e vështirë të mohohet se oligopoli në SHBA s'është në rritje. Për shembull, princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, zhvillon biseda të ndjeshme për sigurinë kombëtare me presidentin Donald Trump, në një...