Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

Në vitet e fundit, në hartën e preferencave të pensionistëve italianë që zgjedhin të jetojnë jashtë vendit po përfshihet gjithmonë e më shumë Shqipëria. Mediat italiane raportojnë se, ndërkohë që fluksi drejt Portugalisë po bie ndjeshëm, sidomos pas heqjes së lehtësimeve fiskale për të ardhurit pas vitit 2024, Shqipëria po ngjitet si një ndër destinacionet më të leverdishme për shkak të politikave fiskale shumë konkurruese dhe kostos së ulët të jetesës. Sipas të dhënave të fundit, numri total i pensionistëve italianë që transferohen jashtë vendit është ulur me 23.8% gjatë periudhës 2018–2024. Megjithatë, mes vendeve që po fitojnë terren, Shqipëria ka shënuar rritjen më të theksuar. Nga viti 2019 deri në 2023, rreth 200 pensionistë italianë janë transferuar në Shqipëri, nga të cilët 100 vetëm...