Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Fqinjët nuk e kishin parë prej ditësh, policia gjen të pajetë 70-vjeçaren në banesën e saj

Një 70-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se e moshuara jetonte e vetëm në një pallat në lagjen nr 17 në Korçë. Ka qenë fqinja e saj që ka lajmëruar policinë pasi prej disa ditësh nuk e kishte parë të moshuarën. Dyshohet që e moshuara të ketë disa ditë që ka ndërruar jetë, ndërsa nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Pritet që trupi ti nënshtrohet ekspertizës mjeko ligjore për të zbardhur shkakun e vdekjes.