Burimi:
Vizionplus.tv
Foto © Vizionplus.tv
Siria shënon njëvjetorin e rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Assad
Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, u bëri thirrje sirianëve që të punojnë së bashku për rindërtimin e shtetit të tyre, teksa shënojnë njëvjetorin e rrëzimit nga pushteti të sundimtarit Bashar al-Assad. Aleanca e udhëhequr nga islamistët e Sharas nisi një ofensivë në fund të nëntorit të vitit të kaluar, duke marrë kryeqytetin sirian, Damask më 8 dhjetor pas pothuajse 14 vjetësh luftë dhe duke i dhënë fund sundimit mbi pesëdekadësh të familjes Assad. Pas lutjeve të mëngjesit në Xhaminë Umajad në Damask, Sharaa “lavdëroi sakrificat dhe heroizmin e luftëtarëve” që hynë në Damask, sipas një njoftimi të lëshuar nga Presidenca. “Faza aktuale kërkon bashkimin e përpjekjeve nga të gjithë qytetarët për të ndërtuar një Siri të fortë, për të konsoliduar stabilitetin e saj,...